Breaking News

Khazai në Vjenë: Irani është një vend me stabilitet në rajon

Muhamed Khazai, zv/ministri i ekonomisë dhe financave të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se Irani është një vend me stabilitet të madh në rajonin e Lindjes së Mesme.

Muhamed Khazai të enjten në konferencën për investim dhe zhvillim të petrokimisë së Iranit që u zhvillua në Vjenë të Austrisë, theksoi: “Irani është i gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimeve me kompanitë e huaja në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe pranimin e investimeve dhe blerjen e pajisjeve teknologjike dhe ofrimin e projekteve për partneritet në sektorin publik dhe privat. Irani është një vend i përshtatshëm për investime dhe bashkëpunime financiare. Irani ka rezerva të mëdha të naftës dhe gazit, si dhe posedon një treg të gjerë të konsumit dhe pozitë të veçantë gjeografike. Këta faktorë konsiderohen të rëndësishëm në thithjen e investimeve në sektorin e petrokimisë. Për shkak të marrëdhënieve të mira të Iranit dhe vendeve të rajonit, janë krijuar rrethana të mira për hyrjen e investimeve të huaja në Iran dhe për eksportin e produkteve në vendet e tjera të rajonit”,- tha ndër të tjera Muhamed Khazai, zv/ministri i ekonomisë dhe financave të Republikës Islamike të Iranit. Vlen të theksohet se konferenca e parë për industritë e mesme dhe të ulëta në sektorin e petrokimisë së Iranit me temë kryesore “Investimi dhe Zhvillimi”, filloi punimet të enjten në Vjenë në Dhomën Tregtare të Austrisë me pjesëmarrjen e drejtuesve të kompanive, ekspertëve, investitorëve dhe përfaqësuesve të kompanive të teknologjisë dhe të vendeve evropiane.

Advertisements