Breaking News

Amnesty International fajëson BE për vdekjet e emigrantëve në Mesdhe dhe Libi

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) fajësoi “dështimin e politikave të Bashkimit Evropian” për numrin e madh të vdekjeve të refugjatëve dhe emigrantëve në Detin Mesdhe dhe në Libi.

Në një raport të publikuar dje, Amnesty International tha se “marrëveshjet cinike” me Libinë përballen mijëra njerëz me rrezikun e mbytjes, përdhunimit dhe torturës. Amnesty tha se BE ka mbyllur njërin sy ndaj abuzimeve në qendrat e paraburgimit në Libi, ndërsa shpëtimin e emigrantëve e ka lënë në duart e organizatave bamirëse. Mbi 2000 njerëz kanë vdekur në vitin 2017, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur Evropën, tha Amnesty International. “Nëse gjysma e dytë e këtij viti vazhdon si e para dhe nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, 2017-ta mund të bëhet viti më vdekjeprurës në rrugën më vdekjeprurëse të emigrantëve në botë”, tha John Dalhuisen, drejtor për Evropën i Amnesty International. BE nuk e ka komentuar ende raportin e organizatës.

Advertisements