Breaking News

Letër e disa figurave të shquara botërore për Putin dhe Trump në prag të samitit të G-20

Disa figura të shquara të botës në prag të samitit të grupit G-20 në Hamburg të Gjermanisë, kanë dërguar një letër të hapur për presidentët e Rusisë dhe të Amerikës në të cilën u kanë kërkuar atyre që të lënë anash armiqësinë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se disa figura të dalluara ushtarake, shkencore dhe diplomatike nga Rusia, Franca, Gjermania, Anglia dhe Polonia kanë dërguar një letër të hapur me titull “Si mund të administrohet paqja e ftohtë mes Rusisë dhe Perëndimit” dhe kanë kërkuar nga Vladimir Putin dhe Donald Trump, presidentët e Rusisë dhe të Amerikës, që ta lënë anash politikën armiqësore dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Në bazë të kësaj, Rrjeti Udhëheqës i Evropës (ELN) duke marrë një iniciativë diplomatike, ka formuar “Grupin për veprim me bosht bashkëpunimin në një Evropë më të madhe” dhe në prag të organizimit të samitit të G-20 në Hamburg të Gjermanisë, ka dërguar një letër të hapur për presidentët e Amerikës dhe Rusisë duke u kujtuar atyre mënyrën se si mund të administrohet “paqja e ftohtë” mes Rusisë dhe Perëndimit, si dhe ka dhënë alternativa për reduktimin e rreziqeve ushtarake mes të dy palëve.

Advertisements