Breaking News

Irani: Kemi marrë garanci nga Arabia Saudite për mbrojtjen e sigurisë së haxhinjve

Ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit deklaroi se Arabia Saudite në mënyrë zyrtare dhe të shkruar ka pranuar kushtet e duhura që ka caktuar Republika Islamike e Iranit për garantimin e sigurisë së haxhinjve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Reza Salehi Amiri shtoi: “Qëndrimi zyrtar i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me Haxhin është organizimi i kësaj ceremonie me dinjitet dhe fisnikëri në mënyrë që të garantohet siguria e haxhinjve pjesëmarrës në Haxh. Aktualisht çështja e sigurisë dhe dinjitetit të haxhinjve, është prioritet dhe janë marrë të gjitha masat e duhura për marrjen me qira të objekteve, avionëve dhe ofrimin e kushteve logjistike. Dërgimi i grupit të parë të haxhinjve në Haxh do të fillojë nga 31 korriku dhe grupet logjistike ndodhen në Meke për ofrimin e shërbimeve përkatëse”,- tha ndër të tjera Sejed Reza Salehi Amiri, ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit.

Advertisements