Breaking News

Përfundon samiti i nëntë i Unionit të radiotelevizioneve të vendeve islamike

Samiti i nëntë i Unionit të radiotelevizioneve të vendeve islamike pas tre ditësh, të martën në drekë ka përfunduar punimet në qytetin Mashhad (verilindje të Iranit).

Zëdhënësi i komitetit për media në samitin e nëntë të Unionit të radiotelevizioneve të vendeve islamike, ka njoftuar se në këtë samit janë prezantuar 450 filma të rinj në lidhje me frontin e rezistencës. Takimi i nëntë të Radiotelevizioneve të vendeve islame filloi punimet e tij në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit me pjesëmarrjen e 600 të ftuarve iranian dhe të huaj nga 230 kanale televizive nga 36 vende të botës. Hoxhetul-islam Ali Kerimian, sekretari i përgjithshëm i Unionit të Radiotelevizioneve Islame sot në mëngjes në ceremoninë e hapjes së takimit të nëntë të Radiotelevizioneve të vendeve islame, deklaroi: “Duke marrë parasysh zgjedhjen e qytetit Mashhad si kryeqytet kulturor të botës islame për vitin 2017, ky union ka caktuar Mashhadin si vend për zhvillimin e këtij takimi”.  Drejtori i shërbimit të jashtëm të RTV të RII ka thënë se organizimi i konferencave dhe samiteve të tilla si samiti i radio televizioneve të vendeve islamike ka një rol të rëndësishëm në krijimin e kushteve të reja në hapësirën mediatike botërore.

Advertisements