Breaking News

Raundi i pestë i negociatave të Astanasë rreth Sirisë fillon sot

Raundi i pestë i negociatave të Astanasë në lidhje me Sirinë fillon sot (të martën) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë së Damaskut dhe të opozitarëve të armatosur sirianë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Kheirat Abdul Rahmanon, ministri i punëve të jashtme të Kazakistanit, të hënën deklaroi se delegacionet e qeverisë së Sirisë dhe të opozitarëve të armatosur sirianë do të marrin pjesë në negociatat e Astanasë gjatë ditës së martë dhe të enjte. Vlen të theksohet se raundi i katërt i negociatave për paqe në Siri është zhvilluar më 3 dhe 4 maj në kryeqytetin e Kazakistanit. Në këto negociata të tre vendet garantuese të armëpushimit në Siri ranë dakord për krijimin e katër zonave të sigurta dhe pa tensione në Siri dhe nënshkruan një marrëveshje në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë burimet informative kanë raportuar se me pjesëmarrjen e Rusisë, Iranit dhe Turqisë në negociatat për paqe në Siri gjatë raundit të pestë të këtyre negociatave do të finalizohet dokumenti i zonave për reduktimin e tensioneve në Siri. Sergey Shoygu, ministri i mbrojtjes së Rusisë, deklaroi: “Në takimet e 4 dhe 5 korrikut, Rusia, Turqia dhe Irani do të finalizojnë dokumentin për zonat e reduktimit të tensioneve dhe në Siri dhe të caktojnë masat e domosdoshme për mbikëqyrjen e armëpushimit në Siri”.

Advertisements