Breaking News

Koreja e veriut teston një tjetër raketë në ujërat japoneze

Koreja e Veriut ka hedhur një tjetër raketë me rreze të mesme në drejtim të Japonisë, thanë zyrtarët ushtarakë të SHBA-së. Raketa u hodh nga aeroporti Panghyon dhe fluturoi për 37 minuta përpara se të zbriste në Detin e Japonisë.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se hedhja e raketës  “tregon qartë se kërcënimi është rritur“. Koreja e Veriut ka rritur frekuencën e testeve të saj bërthamore dhe raketore në muajt e fundit, duke ngritur tensionet në Gadishullin Korean. Koreja e Jugut tha se predha e së martës filloi në orën 09:40 sipas kohës lokale dhe fluturoi rreth 930 km. Raketa mund të ketë zbarkuar në ujërat që  Japonia i konsideron si zonë të saj ekskluzive ekonomike, sipas zyrtarëve japonezë. SHBA thotë se kjo nuk përbën ndonjë kërcënim për Amerikën.  Ndërkohë, Peniani do të bëjë një “njoftim të rëndësishëm”  gjatë ditës së martë, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Advertisements