Breaking News

Përvjetori i martirizimit të 290 pasagjerëve të avionit iranian nga sulmi raketor i Amerikës

Sot më 12 tir 1396 sipas kalendarit iranian që përkon me 3 korrik 2017, është përvjetori i sulmit raketor të luftanijes amerikane “Winson” ndaj avionit të transportit civil të Iranit në vitin 1988 i cili ishte nisur nga Bandarabasi në drejtim të Dubait.

Si pasojë e hedhjes së një rakete nga luftanija amerikane “Winson” në drejtim të avionit të transportit civil të Iranit, janë vrarë të gjithë 290 pasagjerët e këtij avioni. Pas rrëzimit të këtij avioni, autoritetet amerikane për të arsyetuar këtë krim të pafalshëm, kanë paraqitur arsyeje kontradiktore dhe kanë bërë përpjekje që këtë veprim armiqësor ta paraqesin vetëm si një gabim të thjeshtë, mirëpo duke marrë parasysh faktin se luftanija “Winson” ishte e pajisur me sisteme më të sofistikuara të radarit dhe gjithashtu kompjuterike, si dhe faktin e qartë se avioni ishte i transportit civil që fluturonte në linjën e caktuar, është vërtetuar se nuk kishte mundësi që ky veprim të jetë kryer si një gabim, por ky veprim ishte plotësisht armiqësor. Sot familjarët e viktimave të këtij sulmi dhe autoritetet shtetërore duke hedhur lule në ujërat e Gjirit Persik, kujtojnë viktimat e këtij krimi kundër njerëzimi. Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit me anë të një deklarate me rastin e përvjetorit të këtij sulmi të forcave detare të Amerikës kundër avionit civil të Iranit, ka deklaruar: “Populli i Iranit, autorët e këtij krimi çnjerëzor i konsideron pretendues të palogjikshëm të cilët nën petkun e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, po kryejnë krime kundër njerëzimit në kohën kur duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre”.

Advertisements