Breaking News

Italia e gatshme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave arabe

Ministri i jashtëm i Italisë në një takim me homologun e tij katariot, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të zgjidhur krizën e krijuar mes Arabisë Saudite dhe Katarit.

Anxhelino Alfano, u takua me Muhamed Bin Abdul’rahman Al Thani, ministër i jashtëm i Katarit ku tha se Italia po i vëzhgon me vëmendje zhvillimet në krizën e fundit të krijuar mes Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj me Katarit. Ai u kërkoi palëve që të evitojnë çdo element dhe faktor që krijon tensione. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet, dhe Bahrejni prej 5 qershorit kanë deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve të tyre diplomatike me Katarin. Prej 23 qershorit Arabia Saudite dhe vendet e lartpërmendura kanë parashtruar një kërkesë me 13 pika për rivendosjen e marrëdhënieve me Katarin. Prej këtyre pikave është ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin dhe Hezbullahun, ndërprerja e transmetimit të kanalit Al Xhazira dhe mbyllja e bazës ushtarake të Turqisë në Katar. Sheik Muhamed Bin Abdul’rahman Al Thani,  ka thënë se kërkesat e parashtruara nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj janë shkelje e sovranitetit kombëtar të Katarit dhe shtoi se Doha nuk i pranon 13 kushtet e vendosura nga Arabia Saudite, Emiratet, Bahrejni dhe Egjipti.

Advertisements