Breaking News

Kroaci: Takimi i vendeve të bashkëpunimeve juglindore të Evropës

Në Dubrovnik dje nisi punimet samiti i vendeve anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, nikoqire e të cilit është presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, ndërkaq në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Me Samitin në Dubrovnik edhe zyrtarisht përfundon kryesimi i Kroacisë me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore. Si vazhdim i Samitit, është paraparë mbajtja e Forumit tradicional të Dubrovnikut, me rastin e të cilit sonte do të organizohet mbrëmje solemne për pjesëmarrësit e tubimit të liderëve. Sipas paralajmërimeve, krahas Grabar Kitaroviq dhe Ivanov, në Samitin në Dubrovnik do të marrin pjesë edhe presidentët e Kosovës, Hashim Thaçi, Sllovenisë, Borut Pahor, i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Malit të Zi, Filip Vujanoviq, si dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe zëvendëskryeministri turk, Turgjyl Turkesh. Paralelisht me Samitin, në Dubrovnik do të mbahet edhe takim i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, ku do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Është parashikuar në takim të bisedohet për ngjarjet aktuale në rajon dhe për bashkëpunim rajonal nga aspekti i ruajtjes së stabilitetit në Evropën Juglindore. Presidentja kroate Kolinda Grobar Kitarovic hapi samitin e Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore duke thënë se rruga e vendeve të rajonit është integrimi evropian.   Në lidhje me Kosovën, Kitarovic ka thënë se  janë edhe disa shtete tjera në rajon që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por kjo nuk duhet të pengojë përparimin.    “Mirëpo, unë besoj në rrugën euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit jug-lindor, mendoj se ky është modeli më i mirë për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet dhe siguri në këto hapësira”, ka thënë presidentja kroate. Në këtë samit, ku po marrin pjesë presidentët e vendeve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga autoritetet e saj më të larta, Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.   Presidentja kroate ka thënë se Kroacia gjatë udhëheqjes së këtij procesi do të interesohet që të ndihmoj shtetet aspirante për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç është edhe Kosova.

Advertisements