Breaking News

E vetmja rrugë për paqen në Palestinë, është dhënia e fundit e pushtimit të këtij vendi

E vetmja rrugë për vendosjen e paqes në Palestinë, është dhënia fund e pushtimit të këtij vendi. Kështu deklaroi zv/sekretarja e përgjithshme e OKB e cila shtoi se pushtimi i Palestinës ka krijuar shumë probleme për popullin në këtë vend, prandaj përfundimi i pushtimit të këtij vendi, është e vetmja rrugëzgjidhje për vendosjen e një paqe të qëndrueshme dhe për realizimin e ëndrrës për pavarësi dhe për sovranitet kombëtar të popullit të Palestinës.

Amina  Mohammed me anë të një deklarate pas takimit të komitetit “Zbatimi i të drejtave të pashmangshme të popullit të Palestinës” i cili u organizua me rastin e 50 vjetorit të pushtimit të territoreve të Palestinës nga regjimi sionist, deklaroi: “pushtimi i territoreve të Palestinës përgjatë 50 viteve të kaluara, ka krijuar shumë probleme dhe vështirësi të mëdha për popullin e Palestinës. Pikërisht ky pushtim 50 vjeçar, ka qenë faktor i dhunës sistematike dhe i një varg veprimesh hakmarrëse dhe kjo ka patur mesazh të hidhur për popullin e përvuajtur të Palestinës për mosrealizimin e ëndrrës së tij për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës”. Në fund Amina  Mohammed theksoi se dhënia fund e pushtimit të territoreve të Palestinës, është e vetmja rrugëzgjidhje për vendosjen e një paqe të qëndrueshme në rajon.

 

Advertisements