Breaking News

60 persona të zhdukur si pasojë fundosjes së një anije në Mesdhe

Organizata Botërore për Çështje të Refugjatëve bëri të ditur se rreth 60 emigrantë rezultojnë të zhdukur në Detin Mesdhe, si pasojë e fundosjes së një anije në brigjet e Libisë.

Një anija e vogël po transportonte rreth 150 persona, por vetëm 80 në mesin e tyre mundën të shpëtoheshin”, theksoi Flavio Di Giacomo, zëdhënësi në Romë i Organizatës Ndërkombëtare për Emigrantët duke cituar të dhënat e mbledhura nga disa persona që arritën të mbijetojnë nga kjo katastrofë. Sipas këtij burimi, forcat e gardës bregdetare të Italisë kanë filluar operacionet për kërkimin e personave të zhdukur.

Advertisements