Breaking News

Larixhani kritikon urdhrin kundër emigrantëve të Trump

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit pasi dënoi dhe kritikoi urdhrin anti-emigracion të Donald Trump presidentit të Amerikës tha se terrorizmi duhet shkatërruar që në burimin e tij.

Gjykata amerikane ka pranuar një pjesë të urdhrit të lëshuar nga presidenti Trump dhe ka lejuar zbatimin e një pjese të këtij urdhri deri në shqyrtimin përfundimtar të dosjes në muajin tetor. Në këtë urdhër shtetasit nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni nuk u lejohet të futen në Amerikë për një periudhë 90 ditore vetëm në rast se kanë lidhje të qarta me persona apo organe në Amerikë. Trump në muajin janar dhe mars 2017 ka nxjerrë një urdhër kundër emigrantëve dhe shtetasve të 6 vendeve islamike, urdhër që u hodh poshtë nga shumë gjykata të shteteve të ndryshme në Amerikë. Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit në një intervistë dhënë për CNN foli mbi kontributin e Republikës Islamike të Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe tha se nëse nuk do të ishin ndihmat e Iranit për Irakun, Bagdadi sot do të ishte i pushtuar nga ISIS. Ndihmat e Iranit për Irakun dhe Sirinë janë bërë shkak që grupit terrorist ISIS në këto dy vende t’i vijë fundi. Vlen të theksohet se shumë ekspertë kritikojnë vendimin e presidentit Donald Trump për mos futjen e Arabisë Saudite dhe të aleatëve të saj në listën e vendeve që shtetasit e tyre ndalohen të futen në Amerikë, edhe pse Arabia është një prej mbështetësve kryesorë të terrorizmit në rajon. Donald Trump në vizitën e tij të fundit në Arabinë Saudite ka nënshkruar një kontratë me vlerë 300 miliard dollarë.

 

Advertisements