Breaking News

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, politikë e gabuar

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka thënë se është për të ardhur keq që Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur që pjesërisht të rivendosë ndalimin e udhëtimit të Presidentit Donald Trump për refugjatët dhe qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane, duke paralajmëruar se masa mund të nxisë ekstremizmin në rajon.

“Është për të ardhur keq që qytetarët e vendeve në listë nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në ndonjë akt terrorizmi kundër Shteteve të Bashkuara dhe megjithatë ata janë dënuar për aktet e terrorizmit që janë kryer nga qytetarët e vendeve të tjera që nuk janë në listë”, tha Zarif në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. në Berlin të martën. “Gjithmonë besonim se ndalimi i udhëtimit të myslimanëve në SHBA nga presidenti amerikan Donald Trump nuk kishte bazë dhe fakte dhe nuk do të ndihmonte në luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai. Gjykata e Lartë e SHBA miratoi pjesërisht rivendosjen e ndalimit të udhëtimit duke kufizuar qytetarët e Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit të udhëtojnë në SHBA. Shefi i diplomacisë iraniane kritikoi masën e Gjykatës së Lartë të SHBA si një “politikë të gabuar ” dhe theksoi se “do të ishte dhurata më e madhe për grupet ekstremiste që do ta përdorin atë si një thirrje për të tërhequr pasues të rinj”.

 

Advertisements