Breaking News

Rusia paralajmëron Amerikën për veprime provokuese kundër Sirisë

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një bisedë telefonike me Rex Tillerson, sekretarin amerikan të shtetit, theksoi nevojën për vetëpërmbajtje nga veprimet provokuese të Amerikës kundër ushtrisë së Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergej Lavrov dhe Rex Tillerson të hënën në mbrëmje kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën kanë diskutuar çështjet përkatëse me krizën në Siri. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi: “Lavrov në këtë bisedë telefonike ka kritikuar vazhdimin e sulmeve ajrore të Amerikës kundër pozicioneve të ushtrisë së Sirisë dhe ka kërkuar nga Uashingtoni që të heqë dorë nga veprimet provokuese kundër ushtrisë së Sirisë e cila aktualisht po luftën kundër terrorizmit. Të dy palët në këtë bisedë telefonike kanë diskutuar rreth krizës në Siri si forcimin e armëpushimit në këtë vend nëpërmjet negociatave të Astanasë, shtimin e luftës kundër grupeve terroriste dhe për parandalimin e përpjekjeve për përdorimin e armëve kimike në Siri”,- shtoi ndër të tjera Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë. Vlen të theksohet se Amerika gjatë muajve të fundit disa herë ka sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë që më i fundit ishte rrëzimi i një avioni luftarak të ushtrisë siriane.

Advertisements