Breaking News

Theresa May, nën presion për të dhënë dorëheqjen nga posi i kryeministres

Në të gjithë Britaninë janë shtuar presionet ndaj kryeministres Theresa May, së cilës i kërkohet të japë dorëheqjen nga posti i saj.

Gazeta Sunday Times duke cituar anëtarë të partisë konservatore thotë se Filip Hamond sekretar i thesarit në Angli duhet të zgjidhet si kryeministër i përkohshëm i vendit me qëllim që të drejtojë procesin e Brexit deri në vitin 2019. Ndërsa David Devis, ministër për çështjen e Brexit në Angli duhet të zgjidhet si zëvendësi i Hamond. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Angli, mbështetja brenda partiake për Theresa May është ulur tejmase dhe kjo ka krijuar përçarje brenda kësaj partie. Në sondazhin më të fundit brenda partisë, Theresa May e cila ka pasur popullaritet 85% pas zgjedhjeve parlamentare, humbi mbështetjen e saj për shkak se popullariteti u ul në 50%. Bixhozi i luajtur nga Theresa May me organizimin e zgjedhjeve parlamentare, shkaktoi uljen e popullaritetit të saj brenda partisë dhe tronditi pozitën e saj të përgjithshme. Kryeministrja May shpresonte fitore në zgjedhjet parlamentare, mirëpo ulja e numrit të korsive të konservatorëve në parlamentin anglez me 12 korsi, shkaktoi pakënaqësi në radhët e partisë konservatore kundrejt kryeministres Theresa May. Kryeministrja për të formuar qeverinë u detyrua të bëjë koalicion me parinë Unioni Demokratik i Irlandës, e cila në parlament fitoi 10 deputetë. Në kohën kur kryeministrja akoma nuk ka arritur një akord me partinë aleate të saj, ajo nga aspekti politik ndodhet në kushte të vështira. Siç thotë Xheims Noti një prej gazetarëve të BBC, një qeveri e pakicës mendon sot për nesër për votat e deputetëve në parlament dhe nuk është një qeveri e fuqishme në vendimmarrje. Pas zgjedhjeve të 8 Qershori, kryeministrja Theresa May mori vendim që të qëndrojë në postin e saj deri në fund të vitit 2018. Mirëpo shpejtësia e rrjedhës së zhvillimeve në Evropë dhe në Britani është aq e madhe, saqë është shumë e vështirë të parashikohet e ardhmja. Për momentin nuk është e qartë nëse Theresa May do të qëndrojë në pushtet deri në samitin e ardhshëm të parisë konservatore në muajin tetor në Angli. Britania ka përpara një proces shumë të vështirë atë të Brexit dhe Theresa May dhe partia e saj konservatore me pozitën e dobësuar e kanë shumë të vështirë që të drejtojnë bisedimet dhe negociatat e largimit të Anglisë nga BE.

Advertisements