Breaking News

Mesazhi i presidentit të Republikës Islamike të Iranit për myslimanët e botës me rastin e Fitër Bajramit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi, u ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë myslimanëve të botës.

Zyra informative e presidencës iraniane njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh urimi, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë myslimanët e botës dhe deklaroi: “Në botën islame dhe në të gjitha rajonet ku jetojnë myslimanët, madhëria e muajit të Ramazanit dhe e Fitër Bajramit manifestohet në kuadër të një feste të madhe për bashkimin dhe solidaritetin e të gjithë myslimanëve për mënjanimin e mosmarrëveshjeve dhe për zhdukjen e problemeve si varfërinë, ekstremizmin, fenomenet e pamoralshme, dhunën dhe terrorizmin në gjeografinë e botës islame”. Z. Ruhani shtoi: “Në rrethanat aktuale, Ummeti Islam me solidaritet dhe me forcimin dhe thellimin e lidhjeve fetare dhe me vigjilencë të gjerë, duhet të qëndrojë i palëkundur përball komploteve përçarëse të armiqve”. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me këtë rast, gjithashtu, falënderoi të gjithë myslimanët e botës për pjesëmarrjen e gjerë në marshin protestues në Ditën Botërore të Kodsit. Vlen të theksohet se në Republikën Islamike të Iranit sot (të hënën) është 1 shaval i vitit 1348 dhe dita e Fitër Bajramit.

Advertisements