Breaking News

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit thekson rolin e grave në progresin e shoqërisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një ceremoni iftari me aktivistet e fushës së grave dhe familjes, theksoi rolin e femrave në progresin dhe zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit në përgjithësi për të çuar përpara qëllimet e Revolucionit Islamik.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se z. Hasan Ruhani në këtë takim deklaroi se për fat të mirë aktualisht femrat kanë një prani të konsiderueshme në sferat e ndryshme të shoqërisë në Iran dhe me përpjekjet e tyre, kanë hapur rrugën për realizimin e qëllimeve të mëdha në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, politike, kulturore dhe shkencore përkrah meshkujve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se duhet pranuar realiteti i botës aktuale dhe i Islamit, shtoi: “Femrat me praninë e tyre në sferat administrative, duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në mënyrë që prania e tyre në këto sfera të jetë më e suksesshme ashtu siç është në sferat e tjera të jetës shoqërore. Aktualisht femrat iraniane kanë bërë hapa të mëdha drejt emancipimit dhe progresit, por duhet përpjekje edhe më e madhe për të tejkaluar sfidat dhe problemet ekzistuese në këtë drejtim. Numri i femrave deputete në Parlamentin e dhjetë të Iranit dhe në këshillat lokalë, është shtuar në masë të konsiderueshme, prandaj kjo tregon se femrat mund të marrin përgjegjësi për administrimin e çështjeve në fusha të ndryshme”,- tha ndër të tjera z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements