Breaking News

Dështon testimi i raketave të përbashkëta mes Amerikës dhe Japonisë

Agjencia e mbrojtjes raketore në Amerikë, njoftoi dështimin e testimit raketor perceptues të përbashkët mes Amerikës dhe Japonisë.

Sipas njoftimi të kësaj agjencie, thuhet se raketa e përbashkët e marinës detare amerikane dhe e ministrisë së mbrojtjes së Japonisë për perceptimin e një rakete balistike në afërsi të ishujve Havai, ka dështuar në kryerjen e misionit të saj. Amerika dhe Japonia prej vitit 2006 po punojnë për zëvendësimin e raketës Standard Missle-3 që është pjesë e sistemit anti-raketor balistik Ignis-1. Për ndërtimin e këtij sistemi, Amerika deri tani ka shpenzuar 2.2 miliard dollarë ndërsa Japonia 1 miliard dollarë. Testimet e reja raketore të Amerikës bëhen në kohën e shtimit të tensioneve me Korenë e Veriut për shkak të testimeve të raketave balistike të këtij vendi.

Advertisements