Breaking News

ABC NEWS: Raketat “Kadr” të Iranit shumë lehtë mund ta godasin Izraelin dhe bazat amerikane të Amerikës në Lindjen e Mesme

Rrjeti informativ ABC News në një raport të tij duke mbuluar pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranian në marshin protestues të Ditës Botërore të Kodsit , ka thënë se raketat me rreze të larta veprimi të Iranit janë një kërcënim për regjimin sionist dhe për Amerikën.

Faqja informative Pars Today njoftoi se ABC News në këtë raport ka shkruar: “Raketat “Kadr” të Iranit shumë lehtë mund ta godasin territorin e Izraelit dhe bazat amerikane të Amerikës në Lindjen e Mesme”. Sipas raportit të ABC News, qytetarët iranian të premten kanë marrë pjesë në nivel të gjerë në marshin protestues dhe kanë dënuar okupimin e territoreve palestineze nga ana e Izraelit dhe kanë hedhur slogane “Vdekje Izraelit”. Njerëzit nga rrugët e ndryshme të qytetit kanë marshuar në drejtim të vendit ku organizohet ceremonia e namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit dhe i kanë vënë zjarrin flamurit të Izraelit”. ABC News në raportin e tij në lidhje me raketat iraniane, gjithashtu, ka thënë: “Një prej raketave të Iranit e cila në mënyrë simbolike është prezantuar në marshin protestues të Ditës së Kodsit, është raketa “Kadr” me rreze të larta veprimi afër 2000 km. Irani me këtë raketë shumë lehtë mund të godas territorin e Izraelit dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme”,- thuhet në këtë raport të ABC News.

Advertisements