Breaking News

OKB: Shërbimet e Iranit për refugjatët janë më shumë se sa traktatet ndërkombëtare

Përfaqësuesi i UNHCR në Iran deklaroi se Republika Islamike e Iranit është mikpritësi i katërt më i madh i refugjatëve në botë dhe me mikpritjen bujare ndaj refugjatëve, Irani është një shembull shumë i mirë për vendet e tjera.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sivanka Dhanapala të mërkurën në mbrëmje në një takim për manifestimin e 20 qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve, të organizuar në kampin e shtetasve të huaj në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit me një frymë paqësore dhe humanitare e cila buron nga mësimet fetare, gjithnjë ka ofruar shërbime për refugjatët më shumë se sa që kërkohet në bazë të traktateve ndërkombëtare”. Ai shtoi: “Manifestimi i kësaj dite në qytetet e ndryshme të Iranit në të cilat janë strehuar shumë refugjatë, tregon përkushtimin e veçantë të Republikës Islamike të Iranit ndaj çështjes së refugjatëve”. Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka ofruar shërbime me vlerë shumë të madhe për refugjatët në fushën e shëndetësisë, kushteve jetësore dhe arsimimit”. Funksionarët e OKB duke vlerësuar lartë shërbimet e Republikës Islamike të Iranit për refugjatët, theksuan se Irani ka hapur shkollat, universitetet, spitalet dhe kufijtë e tij për refugjatët në mënyrë që këta njerëz të shfrytëzojnë të gjitha kushtet e jetesës në Iran ashtu si qytetarët iranianë.

Advertisements