Breaking News

Irani u jep një shuplakë të fortë terroristëve takfiristë në Siri

Zyra për informim e gardës revolucionare Sepah në një njoftim të saj deklaroi se sulmi me raketa i forcave të Sepahut ndaj bazave dhe qendrave të terroristëve takfiristë në Dejrul Zur, ishte ndëshkim ndaj autorëve të sulmeve terroriste në Teheran.

Nga sulmet terroristë të 7 qershorit në Iran 18 persona u martirizuan dhe shumë të tjerë u plagosën. Pas këtij sulmi Sepahu deklaroi se autorët që derdhën gjakun e njerëzve të pafajshëm do të marrin përgjigjen e duhur. Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ka goditur me raketa selinë qendrore të grupit terrorist takfiristë ISIS në provincën Dejrul Zur të Sirisë si dhe disa baza te terroristeve. Garda e Revolucionit njoftoi të dielën se raketat tokë-tokë me rreze të mesme veprimi u nisën nga provincat perëndimore  Kermanshah dhe Kurdistan në përgjigje të sulmeve terroriste të fundit të ISIS-it në Teheran, të cilat vranë 18 vetë dhe plagosën 50 të tjerë. Në një komunikatë të Gardës Revolucionare të Iranit  theksohet se një numër i madh terroristësh të ISIS janë vrarë në sulmet raketore, ku një sasi e madhe e armëve, municioneve dhe pajisjeve të terroristëve u shkatërruan gjithashtu. “Rrjedhja e gjakut të pafajshëm nuk do të mbetet pa përgjigje” – theksoi Garda e Revolucionit Islamik të Iranit në një deklaratë. Sepahu ka paralajmëruar terroristët takfiristë dhe mbështetësit e tyre në rajon se në rast të përsëritjes së veprimeve djallëzore kundër popullit iranian, ata do ti përfshijnë flakët e hakmarrjes së Sepahut. Sipas raporteve të deritanishme nga sulmi me raketa të Sepahut kundër terroristëve në Siri janë vrarë dhe plagosur shumë terroristë dhe janë shkatërruar sistemet dhe pajisjet e tyre luftarake. Sulmi është kryer me përpikmëri dhe të gjitha raketat kanë goditur objektivat e caktuara.

Advertisements