Breaking News

BE zgjat edhe një vit sanksionet kundër Rusisë

Sanksionet ekonomike të BE-së në gadishullin e Krimesë dhe në qytetin e Sevastopolit, të vendosura pas aneksimit të tyre nga Rusia në 2014, do të zgjaten edhe për një vit tjetër, vendosën sot ministrat e Jashtëm të BE-së.

Vendimi do të thotë se kufizimet që ndalojnë qytetarët dhe kompanitë e BE-së për të investuar ose për të importuar mallra nga Krimea dhe Sevastopoli, do të mbeten në fuqi deri të paktën më 23 qershor 2018. Masat ndalojnë eksportet evropiane të mallrave dhe teknologjisë në sektorin e transportit, telekomunikacionit dhe energjisë,  duke përfshirë kërkimin e naftës dhe të gazit. Gjeografikisht,masat e kufizimit në Krime dhe Sevastopol drejtohen paralelisht me sanksionet ekonomike duke shënjestruar Rusinë për rolin e vendit në konfliktin ruso-ukrainas. Së fundmi, sanksionet kundër Rusisë janë zgjatur deri më 31 korrik.

 

Advertisements