Breaking News

Shamkhani: Vendimi i senatit amerikan, armiqësor dhe i jashtëligjshëm

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sekretari i përgjithshëm i këshillit të sigurisë kombëtare të Iranit deklaroi se vendimi i senatit amerikan është një sjellje armiqësore dhe i jashtëligjshëm.

Më 15 qershor senati amerikan miratoi planin e sanksioneve kundër Iranit të quajtur ligji i përballjes me veprimet destabilizuese të Iranit. Në këtë plan përfshihen sanksionet kundër raketave balistike, sanksionet që lidhen me terrorizmin dhe sanksionet kundër armatimeve. Ali Shamkhani, duke reaguar ndaj këtij plani deklaroi: Në takimin e delegacionit monitorues të programit për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, plani i senatit amerikan do të shqyrtohet me shumë kujdes dhe më pas do të merren masat për veprimet e mëtejshme. Vazhdimi i veprimeve destruktive të qeverisë amerikane kundër Iranit tregon se ky vend kërkon të gjejë pretekste për shtimin e tensioneve dhe destabilitetit në rajon. Sa i përket deklaratave të Rex Tillerson, z. Shamkhani tha: Ekstremistët amerikanë dhe ISIS janë 2 anë të një monedhe të cilët me mjete të ndryshme mundohen të sfidojnë dhe ndikojnë negativisht në sigurinë e Iranit. Fatkeqësisht sot në rajon dhe arenën ndërkombëtare disa persona dhe vende flasin për stabilitet dhe siguri në një kohë kur vetë janë burim i pasigurisë dhe i zgjerimit të terrorizmit.

Advertisements