Breaking News

Hakmarrja e Iranit: Goditen me raketa selitë e ISIS në Deir al-Zur

Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ka goditur me raketa selinë qendrore të grupit terrorist takfiristë ISIS në provincën Deir al-Zur të Sirisë si dhe disa baza te terroristeve.

Garda e Revolucionit njoftoi të dielën se raketat tokë-tokë me rreze të mesme veprimi u nisën nga provincat perëndimore  Kermanshah dhe Kurdistan në përgjigje të sulmeve terroriste të fundit të ISIS-it në Teheran, të cilat vranë 18 vetë dhe plagosën 50 të tjerë. Në një komunikatë të Gardës Revolucionare të Iranit  theksohet se një numër i madh terroristësh të ISIS janë vrarë në sulmet raketore, ku një sasi e madhe e armëve, municioneve dhe pajisjeve të terroristëve u shkatërruan gjithashtu. “Rrjedhja e gjakut të pafajshëm nuk do të mbetet pa përgjigje” – theksoi Garda e Revolucionit Islamik të Iranit në një deklaratë.

Advertisements