Breaking News

Ministri iranian i inteligjencës thekson mbi ngritjen e sigurisë në vend

Ministri i inteligjencës i RII z. Mahmud Alavi siguroi popullin iranian se ministria nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të përforcuar sigurinë e vendit në bashkëpunim me aparate të tjera, duke përfshirë policinë, trupat e Gardës së Revolucionit Islamik dhe Gjyqësorin.

Ai e deklaroi një gjë të tillë në ceremoninë  e varrimit të dëshmorit Hasan Ashuri i cili u martirizua gjatë operacionit të forcave te Ministrisë së Inteligjencës kundër terroristëve në juglindje të vendit. Ashuri ishte forca e parë e Shërbimit të Inteligjencës i cili u vra në operacionin kundër terrorizmit gjatë katër viteve të fundit. Ai u vra në qytetin Chabahar në provincën Sistan dhe Baluchestan gjatë një operacioni që rezultoi me arrestimin e 5 terroristëve dhe vdekjen e dy të tjerëve.

Advertisements