Breaking News

Më në fund KS i OKB paralajmëron Arabinë Saudite

KS i OKB përmes një deklarate ka paralajmëruar Arabinë Saudite në lidhje me atë se regjimi saudit po provokon luftë në portin Hadide.

80 % e importeve ushqimore bë Jemen vijnë nga porti Hadide. KS i OKB po ashtu ka thënë se gjendja humanitare në Jemen është shumë e rëndë për shkak të rrethimit të vendit nga Arabia Saudite. Më herët Arabia Saudite dhe aleatët e saj me përkrahjen edhe të SHBA, kishin planifikuar një sulm në këtë port, për të marrë kontrollin e kësaj pike të ndjeshme. Këshilli i Sigurimit i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësim rreth përhapjes së kolerës në Jemen, duke bërë thirrje për masa urgjente dhe serioze për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje në këtë vend.

Advertisements