Breaking News

Zjarri në Londër, protestuesit mësyjnë bashkinë

Protestuesit që kërkonin ndihmë, për ata që u prekën nga zjarri në kullën “Grenfell”, hynë me forcë në Bashkinë e Kensingtonit dhe Chelseat, ku paraqitën një listë me kërkesa.

Rreth 50 apo 60 njerëz u shkëputën nga turma që protestonte jashtë dhe hynë në ndërtesë.Mediet britanike shkruajnë se një përshkallëzim i tillë i situatës ishte i pritshëm, pasi prej orësh viheshin re skena zemërimi mes njerëzve të shumtë, që iu bashkuan protestës në ndihmë të të pastrehëve.Protestuesit thanë se të pastrehët si pasojë e zjarrit kanë nevojë urgjente për ndihmë dhe nuk ka asnjë arsye pse të flenë në rrugë.

Advertisements