Breaking News

Rusia dislokon sisteme të reja të radarit për tu përballur me veprimet e Amerikës

Kryetari i komitetit për çështje të mbrojtjes dhe të sigurisë në Dumën e Rusisë ka bërë të ditur dislokimin e sistemeve të reja të radarit dhe vëzhgimit për tu përballur me radarët e Amerikës në rajon.

Agjencia e lajmeve Novosti njoftoi se Viktor Azarov, kryetari i komitetit për çështje të mbrojtjes dhe të sigurisë në Dumën e Rusisë, deklaroi: “Sistemet e radarit për vëzhgim të shpejtë aktualisht janë dislokuar në Polin Verior dhe së shpejti do të plotësohen tërësish”. Azarov shtoi: “Për shkak të pranisë së nëndetëseve amerikane në veriun e largët të Rusisë, Moska do të dislokojë një sistem tjetër të ri të radarëve për vëzhgimin e veprimeve amerikane në tokë, det dhe ajër”.

Advertisements