Breaking News

SHBA: Një luftë me Korenë e Veriut do të ishte katastrofike

SHBA-ja dhe aleatët e tyre do e fitonin një luftë kundër Koresë së Veriut por kjo do të ishte katastrofike për popullsitë civile të rajonit, vlerësoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

“Kjo do të ishte një luftë katastrofike, veçanërisht për njerëzit e pafajshëm, përfshirë këtu, me shumë mundësi edhe Japoninë”, gjykoi ministri para një komisioni të Kongresit. “Ne po bëjmë gjithçka është e mundur që kjo të mos ndodhë dhe për ta zgjidhur këtë në mënyrë diplomatike”, vazhdoi ai. “Koreanoveriorët kanë grumbulluar në kufij artileri dhe raketa që mund të arrijnë Seulin dhe që do të bënin me shumë mundësi dëme të tmerrshme në kryeqytetin koreanojugor para se të neutralizohen”, shtoi Mattis. “Kjo është një luftë që në thelb ne nuk e duam”, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes. Koreja e Veriut vazhdon përpjekjet e saj për t’u pajisur me raketa bërthamore të afta të godasin SHBA-në.

Advertisements