Breaking News

Myslimanët shpëtuan shumë jetë nga zjarri në Londër

Myslimanët e zgjuar gjatë syfyrit me rastin e Ramazanit kanë ndihmuar të shpëtojnë shumë jetë në pallatin 24 katesh që u përfshi nga flakët në Londrën Perëndimore.

Rënia e zjarrit të tmerrshëm në “Grenfell Tower” nuk shkaktoi alarm nga sistemet përkatëse, por banorët myslimanë kanë parë flakët dhe kanë lajmëruar të tjerët, pasi ishin ndër të parët që vunë re flakët. Zjarri shpërtheu jo shumë kohë pas mesnatës dhe kur shumë njerëz që jetonin brenda kullës ishin në gjumë. Andre Barroso, 33 vjeç, i tha gazetës The Independent se “Muslimanët luajtën një rol të madh në marrjen e shumë njerëzve”. “Shumica e njerëzve që unë mund të shihja ishin myslimanë, gjithashtu kanë siguruar ushqim dhe rroba”, tha ai.

Advertisements