Breaking News

Irani shkatërron një bandë terroriste në juglindje të vendit

Forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kanë shkatërruar një grup terrorist takfirist në krahinën juglindore të Sistan dhe Baluçestanit, duke vrarë dhe plagosur një numër terroristësh.

“Të enjten pasdite, Brigada Kuds e Gardës Revolucionare dërgoi njësitë e saj në qytetin Kasr-e Kand, pas marrjes së informacionit rreth pranisë së një grupi terrorist takfirist në zonë dhe zhvilloi luftime të ashpra  me terroristët në zonat malore”- thuhet në një deklaratë të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Deklarata nuk dha detaje të mëtejshme për numrin e terroristëve të vrarë dhe të plagosur në përleshjet dhe përkatësinë e tyre, por vuri në dukje se një numër i terroristëve kanë mundur të largohen. “Gjatë operacionit kundër terroristëve, luftëtarët e Brigadës Kuds shkatërruan një makinë të ngarkuar me 600 kilogramë eksploziv, konfiskuan pesë bomba të gatshme për t’u përdorur në sulmet vetëvrasëse, 700 kilogramë eksplozivë, dhjetëra mijëra fishekë dhe një numër armësh” thuhet në deklaratë. Garda e Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se operacionet kundër terrorizmit do të vazhdojnë derisa të kapen të gjithë terroristët e arratisur.

 

Advertisements