Breaking News

Ruhani: Çdo ditë kur arrin suksese artikujt shkencorë dhe teknologjikë, ajo ditë është krenari për popullin iranian

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se çdo ditë kur arrin suksese artikujt shkencorë dhe teknologjikë të shkencëtarëve iranianë, ajo ditë është krenari për popullin iranian dhe universitetet dhe qendrat shëndetësore të Iranit për çdo ditë mund të krijojnë krenari për popullin e madh të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbrëmje në një ceremoni iftari të organizuar me profesorë dhe mjekë në Teheran, vuri në dukje progresin e rëndësishëm mjekësor dhe shkencor të Iranit dhe deklaroi se aktualisht qytetarë nga Evropa dhe nga vendet e tjera të botës vinë në Iran për tu kuruar. Presidenti iranian, gjithashtu, tha se studiuesit dhe shkencëtarët e universiteteve dhe të qendrave shkencore të Iranit janë krenaria e popullit iranian dhe theksoi: “18 universitete të Iranit janë pjesë universiteteve më të mira të botës”.

Advertisements