Breaking News

Katari dhe Amerika nënshkruajnë kontratë për shitblerjen e armëve

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Doha zyrtare të mërkurën ka arritur një marrëveshje me SHBA-të për blerjen e avionëve luftarakë F-15 me vlerë 12 miliardë dollarë, tha ministri i Mbrojtjes i Katarit Khalid al-Attiyah.

Sipas agjencisë shtetërore e lajmeve të Katarit, Al Attijayh dhe homologu i tij i SHBA-ve, James Mattis, nënshkruan marrëveshjen në Uashington. Pentagoni përmes një deklarate ka theksuar se me marrëveshjen e arritur Katarit do t’i “ofrohen aftësitë më moderne dhe do të rritet bashkëpunimi dhe ndërveprimi në fushën e sigurisë ndërmjet SHBA-së dhe Katarit”. Kongresi amerikan që vitin e kaluar ra dakord për shitjen e avionëve Katarit, ndërsa marrëveshja e fundit erdhi pas krizës së fundit në Gjirin Persik mes disa vendeve arabe dhe Dohas. Dy anije ushtarake amerikane kanë mbërritur të mërkurën në portin Hamad të Katarit, për stërvitjen e përbashkët ushtarake, por detaje të tjera nuk janë publikuar. Javën e kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni dhe Brahreini ndërprenë marrëdhëniet me Katarin, duke akuzuar Dohan se “mbështet terrorizmin”. Katari ka mohuar akuzat dhe izolimin diplomatik si “të pajustifikuar”.

Advertisements