Breaking News

Zarif: Problemet e vendeve duhet të zgjidhen nëpërmjet negociatave

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif tha të martën se presioni dhe vendosja e sanksioneve ndaj kombeve nuk janë të dobishme në zgjidhjen e problemeve ndërmjet vendeve dhe të gjithë duhet të përdorin negociata miqësore dhe paqësore.

Duke folur në panelin e parë në këshillin e Oslos, ai tha ‘ne i kërkojmë fqinjëve tanë të zgjidhin problemet e tyre përmes dialogut miqësor, sepse ushtrimi i presionit, provokimi dhe kërcënimi çojnë në dështim. “Të gjitha vendet duhet të luajnë rol aktiv në zgjidhjen e kontesteve rajonale”, tha ai. Forumi i Oslo 2017 u hap të martën me pjesëmarrjen e zyrtarëve nga vende të shumta dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë ministrin e jashtëm të Iranit, ish sekretarin amerikan të shtetit, ministrat e jashtëm të Indonezisë dhe Norvegjisë, etj. Zyrtarë dhe figura nga më shumë se 100 vende po marrin pjesë në Forum për të diskutuar konfliktet botërore dhe mënyrat për të realizuar paqen globale. Disa personalitete duke përfshirë z. Zarif, ish sekretarin e amerikan te shtetit John Kerry dhe shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet të mbajnë leksione në panelet e ndryshme të Forumit pas hapjes së tij. Ministri i Jashtëm i Iranit gjithashtu do të zhvillojë bisedime me disa zyrtarë të pranishëm në Forum. Ai është takuar tashmë me homologët e tij norvegjez dhe indonezian.

Advertisements