Breaking News

Zarif thekson zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në takim me Federika Mogherini, shefen e diplomacisë evropiane, që u zhvillua në Oslo, theksoi se Irani në mënyrë të njëanshme kurrë nuk do të jetë shkelës i marrëveshjeve bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i jashtëm i Iranit në takim me Federika Mogherini që u zhvillua të hënën në mbrëmje në Oslo, deklaroi se në rast të vazhdimit të sabotimeve të Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, Irani do të marrë masa të re dhe adekuate me veprimet e Amerikës. Nga ana e saj, Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, në këtë takim theksoi se Bashkimi Evropian i qëndron besnik zotimeve dhe përgjegjësisë së vet ndaj marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1. Në këtë takim, të dy palët kanë biseduar edhe në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si kriza e Katarit dhe kriza siriane.

Advertisements