Breaking News

Senati i Amerikës miratoi sanksione të reja kundër Rusisë

Senati i Amerikës ka dhënë pëlqimin për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë me akuzë të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, mbështetjes ndaj qeverisë së Damaskut dhe aneksimit të Krimesë.

Rrjeti informative ABC News njoftoi se Senati i Amerikës ka dhënë pëlqimin për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe ky vendim mund të shkaktojë dilema serioze për presidentin amerikan Donald Trump, për arsye se ai akoma nuk ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj këtij plani. Sanksionet e reja të Amerikës kundër Rusisë janë paraparë si reagim ndaj tre akuzave ndaj Moskës duke përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerikë, aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen ndaj qeverisë së Damaskut. Vlen të theksohet se veprimeve të tilla të ligjvënësve amerikanë, nga analistët vlerësohen si masa mbrojtëse të tyre përball Donald Trump.

Advertisements