Breaking News

Navaz Sharif shkon në Riad për të ndërmjetësuar mes Arabisë Saudite dhe Katarit

Kryeministri i Pakistanit sot shkon në Riad për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës së krijuar mes Arabisë Saudite dhe Katarit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Navaz Sharif, kryeministri i Pakistanit, sot do të niset drejt Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite, me qëllim që të ndërmjetësojë në uljen e tensioneve të krijuara mes Arabisë Saudite dhe Katarit. Sartaxh Azis, këshilltari i kryeministrit të Pakistanit për çështje të jashtme dhe gjenerali Kamer Xhavid Baxhuh, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Pakistanit, do ta shoqërojnë Navazh Sharif gjatë kësaj vizite në Arabinë Saudite. Navaz Sharif gjatë kësaj vizite njëditore do të takohet me krerët e Arabisë Saudite dhe do të deklarojë gatishmërinë e vendit të tij për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit  në zgjidhjen e kësaj krize. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipt kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe kanë vendosur sanksione ndaj këtij vendi.

Advertisements