Breaking News

Ministri i jashtëm i Iranit viziton Norvegjinë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të qeverisë së Norvegjisë dhe për të marrë pjesë në Forumin e Oslos, sot u nis drejt kryeqytetit të Norvegjisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë kësaj vizite dyditore në Norvegji, përveç pjesëmarrjes në Forumin e Oslos, do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me funksionarët pjesëmarrës në këtë forum me të cilët do të bisedojë në lidhje me çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme dhe ato ndërkombëtare. Z. Zarif gjithashtu do të zhvillojë takime dypalëshe edhe me funksionarët e shtetit të Norvegjisë ku do të diskutojë rreth marrëdhënieve bilaterale të Republikës Islamike të Iranit dhe Norvegjisë, si dhe zhvillimet më të fundit rajonale dhe globale. Vlen të theksohet se qëllimi kryesor i takimit vjetor të Forumit të Oslos është lehtësimi i shkëmbimit të qartë të pikëpamjeve të vendeve të cilat mundohen të inkurajojnë dy palë të përfshira në konflikt që të bisedojnë për gjetjen e rrugëzgjidhjeve. Forumi i Oslos u formua në vitin 2003 në fillim si një forum i vogël i përbërë nga ndërmjetësues të ndryshëm. Në takimin e parë të këtij forumi morën pjesë vetëm 17 vende, mirëpo aktualisht në këtë forum janë të pranishëm përfaqësuesit e më shumë se 100 vendeve.

Advertisements