Breaking News

Katari: Jemi të vendosur për ruajtjen e marrëdhënieve me Iranin

Hamd bin Abdurrahman Ale Theni, ministri i jashtëm i Katarit, deklaroi se Doha i vlerëson pozitivisht bisedimet me Republikën Islamike të Iranit dhe është e vendosur për të ruajtur marrëdhëniet me Teheranin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i jashtëm i Katarit i cili po qëndron për një vizitë në Moskë dhe ditën e shtunë ka biseduar me Sergej Lavrov, ministrin e jashtëm të Rusisë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Russia Today, deklaroi se vendet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik i preferojnë bisedimet me Iranin dhe synojnë të bashkëpunojnë me Teheranin. Ai tha: “Irani është fqinjë i ynë dhe të gjitha vendet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim me Gjirin Persik janë të interesuara për bashkëpunim me Iranin.

Advertisements