Breaking News

Irani dërgon 5 avionë me artikuj ushqimor në Katar

Zëdhënësi i kompanisë Iran Air ka thënë se deri më tani Irani ka dërguar 5 avionë me artikuj ushqimor, fruta dhe perime në Katar dhe pesha e secilës prej këtyre ngarkesave ishte 90 tonë.

Një avion tjetër do të dërgohet sot. Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se pas disa ditëve të ndërprerjes së lidhjeve ajrore, detare dhe tokësore të disa vendeve arabe me Katarin, kompania Iran Air ka deklaruar se deri më tani ka dërguar pesë avionë me artikuj ushqimorë në Katar. Shahrokh Nush Abadi, zëdhënësi i kompanisë Iran Airnë një intervistë me agjencinë e lajmeve AFP, deklaroi se deri më tani Irani ka dërguar 5 avionë me artikuj ushqimor, fruta dhe perime në Katar dhe pesha e secilës prej këtyre ngarkesave ishte 90 tonë. Një avion tjetër do të dërgohet sot. Deri në kohën kur ekziston kërkesa nga ana e Katarit, ne do të vazhdojmë dërgimin e artikujve ushqimor në këtë vend”. Më parë Irani ka dërguar edhe 3 anije me 350 tonë artikuj ushqimor në Katar. Irani ka kërkuar nga Katari dhe vendet fqinjë të Gjirit Persik që ta zgjidhin krizën nëpërmjet bisedimeve.

Advertisements