Breaking News

Amerika synon të largojë Katarin nga tregu i eksportit të Gazës

Me shtimin e mosmarrëveshjeve politike në jug të Gjirit Persik, gazeta “Al-Kabas” e Kuvajtit, në një raport të saj ka shkruar se qeveria e Amerikës po bënë përpjekje për ta larguar Katarin nga tregu i eksportit të gazit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta “Al-Kabas” e Katarit duke cituar burimet ekonomike të saj, vuri në dukje se Katari aktualisht është eksportuesi më i madh i gazit të lëngët në botë, ndërsa Uashingtoni ka një program afatgjatë në bazë të të cilit deri në vitin 2024, synon të marrë vendin e Katarit në krye të vendeve eksportuese të gazit të lëngët në botë dhe të eksportojë 300 milionë m3 gaz në vit. Kjo gazetë në vazhdim të këtij raporti shkruan: “Katari në vitin 2016, ka eksportuar rreth 77 milionë m3 gaz dhe shumica e blerësve të gazit të Katarit janë në Azinë Lindore, ndërsa Amerika synon të marrë vendin e Katarit në këtë treg”. Sheikh Tamim bin Hamd Ale Thani, emiri i Katarit, këtë javë ka refuzuar ftesën e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për të shkuar në Uashington. Ndërkohë Sheik Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministri i jashtëm i Katarit,  në reagime me mesazhet e Trump të publikuar në Twitter, ka thënë: “Katari në mënyrë praktike lufton terrorizmin dhe përballet në mënyrë të prerë me mbështetësit financiarë të terrorizmit”.

Advertisements