Breaking News

Të premten u jepet lamtumira e fundit viktimave të sulmeve terroriste në Teheran

Ditën e premte, me pjesëmarrjen e kryetarëve të tre pushteteve dhe të popullit besimtar iranian do t’u jepet lamtumira e fundit viktimave të sulmeve terroriste të kryera nga terroristët e ISIS në Teheran.

Akbar Renxhbar Zade, anëtar i Kryesisë së Parlamentit të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha se ceremonia funeralit të 17 viktimave të sulmeve terroriste do të fillojë të premten në orën 10 në Parlament, ku fjalimin e rastit do ta mbajë z. Ali Larixhani, kryetar i Parlamentit të Iranit. Pas faljes së namazit të xhumasë, populli besimtar iranian do të përcjellë për në banesën e fundit dëshmorët e sulmeve terroriste të kryera të mërkurën në Parlament dhe në mauzoleun e Imam Khomeinit. 17 civilë iranianë u martirizuan dhe 46 u plagosën në dy sulmet terroriste të kryera nga ISIS.

Advertisements