Breaking News

Plani i ri mbrojtës i propozuar nga Komisioni i Evropës

Komisioni i Evropës ditën e mërkurë në Bruksel ka propozuar një plan të ri mbrojtjeje për shpenzimet e përbashkëta të vendeve anëtare.

Në planin e ri është propozuar shuma prej 5.5 miliard euro në fushën e mbrojtjes. Plani i propozuar nga Komisioni Evropian është i përbërë nga dy pjesë. Pjesa e parë kap buxhetin për hulumtime në fushën e mbrojtjes si në sektorin e elektronikës, robotët, programet kompjuterike dhe avionët pa pilot. Për këtë pjesë është caktuar shifra 500 milion euro. Në pjesën e dytë buxheti është ndarë për blerjen e pajisjeve ushtarake si tanke, helikopterë dhe avionë. Kjo pjesë e buxhetit kap shumën prej 5 miliard euro. Qëllimi i këtij plani është që Evropa në të ardhmen të kthehet në një fuqi e pavarur ushtarake në botë, edhe pse në këtë plan i është kërkuar Amerikës që të vazhdojë prezencën e saj në arenën ndërkombëtare. Pas publikimit të planit Silvi Gular, ministër i mbrojtjes i Francës me anë të një mesazhi ka mirëpritur planin e Komisionit Evropian në fushën e mbrojtjes. Mosmarrëveshjet mes Amerikës dhe BE që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, sidomos mosmarrëveshjet në sektorin ushtarak dhe në rëndësinë e NATO-s, si dhe largimi i Anglisë nga BE është bërë shkak që vendet anëtare të këtij unioni dhe në veçanti Gjermania dhe Franca të mendojnë për të forcuar pavarësinë e Evropës sidomos në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Për këtë Evropa ka nisur përpjekjet e saj për të krijuar një forcë të pavarur ushtarake dhe për krijimin e një organi unik evropian ushtarak dhe të sigurisë. Propozimi i planit mbrojtës nga Komision Evropian, konsiderohet një hap i rëndësishëm në pavarësimin e kapacitetit ushtarak të Evropës. Sigurisht Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane ka vënë në dukje se ky plan nuk do të zëvendësojë NATO-s apo Amerikën, mirëpo është një vendim i pavarur i Evropës për të realizuar qëllimet dhe për të mbrojtur interesat evropiane. Deri më sot BE ka marrë disa hapa dhe veprime për të krijuar një sistem mbrojtës të pavarur. Me largimin e anëtarëve të BE dhe me kontradiktat e krijuara mes anëtarëve të NATO-s si Amerika, Evropa ka arritur në përfundimin se duhet të marrë masa për të forcuar lidhjet e sigurisë dhe të mbrojtjes mes vendeve anëtare të BE dhe të krijojë një forcë të pavarur mbrojtëse dhe të sigurisë për Evropën.

Advertisements