Breaking News

Ajetollah Khamenei: Arroganca nuk ka mundur të ndikojë në vullnetin e kombit iranian

Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei theksoi se sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran nuk do të dobësojnë vendosmërinë e kombit iranian përballë kërcënimeve. “Kombi iranian po ecën përpara. Këto fishekzjarrë që ndodhën sot nuk do të kenë ndikim në vullnetin e njerëzve. Terroristët dhe padronët e tyre janë shumë të dobët për të ndikuar në vullnetin e kombit iranian dhe atë të funksionarëve të Iranit”- tha lideri suprem i Revolucionit Islamik në një takim me studentët e universitetit në Teheran të mërkurën, disa orë pasi dy sulme terroriste u kryen nga elementë të ISIS në kryeqytetin e Iranit duke shkaktuar 13 dëshmorë dhe 43 të plagosur. Ajetollah Khamenei tha se nëse Irani nuk do të qëndronte kundër pikave të nxehta të terrorizmit në rajon, vendi do të përballej me probleme më të rënda. Ai gjithashtu shprehu besimin se me vullnetin e Zotit, terroristët do të zhduken nga faqja e dheut. Lideri suprem ndër të tjera shtoi: Në Teheran kanë ndodhur ngjarje edhe më të gjera dhe më të vështira se kjo, mirëpo Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka ecur përpara dhe sistemi arrogant nuk ka mundur të pengojë kombin iranian. Lideri suprem ka sinjalizuar rezistencën e kombit iranian përballë komploteve të ndryshme që sistemi arrogant ka thurur kundër popullit iranian në 4 dekadat e kaluara. Projektimi i luftës 8-vjecare, sanksionet e gjera, vrasjet dhe atentatet e ndryshme dhe komplotet e shumta të gjitha kanë pasur si qëllim që kombi iranian të gjunjëzohet dhe të heqë dorë nga pavarësia e tij, mirëpo me inteligjencën e popullit dhe të funksionarëve, të gjitha këto komplote janë asgjësuar.

Advertisements