Breaking News

Lideri suprem: Sulmet terroriste nuk do të dobësojnë vullnetin e Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei theksoi se sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran nuk do të dobësojnë vendosmërinë e kombit iranian përballë kërcënimeve.

“Kombi iranian po ecën përpara. Këto fishekzjarre që ndodhën sot nuk do të kenë ndikim në vullnetin e njerëzve. Terroristët dhe padronët e tyre janë shumë të dobët për të ndikuar në vullnetin e kombit iranian dhe atë të funksionarëve të Iranit”- tha lideri suprem i Revolucionit Islamik në një takim me studentët e universitetit në Teheran të mërkurën, disa orë pasi dy sulme terroriste u kryen nga elementë të ISIS në kryeqytetin e Iranit duke shkaktuar 12 dëshmorë dhe 42 të plagosur. Ajetollah Khamenei tha se nëse Irani nuk do të qëndronte kundër pikave të nxehta të terrorizmit në rajon, vendi do të përballej me probleme më të rënda. Ai gjithashtu shprehu besimin se me vullnetin e Zotit, terroristët do të zhduken nga faqja e dheut.

Advertisements