Breaking News

Netanjahu: Izraeli vazhdon okupimin e territoreve palestineze në Bregun Perëndimor

Kryeministri i regjimit sionist theksoi vazhdimin e politikave pushtuese të këtij regjimi për të vendosur kontrollin e plotë në të gjithë rajonin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

Agjencia Associated Press e lajmeve njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, të hënën deklaroi se Izraeli me marrëveshje ose pa marrëveshje për paqe me palestinezët, do të vazhdojë kontrollin e sigurisë mbi të gjitha territoret palestineze në rajonin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan. Netanjahu në një ceremoni të organizuar me rastin e 50 vjetorit të luftës së regjimit sionist me arabët në vitin 1967, gjithashtu, theksoi vazhdimin e ndërtimit të kolonive sionist në territoret e pushtuara dhe shtoi se për zgjerimin e kolonive sioniste në territoret palestineze, nuk u jep rëndësi fare protestave të palestinezëve dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Advertisements