Breaking News

Ministri i jashtëm iranian vazhdon kontaktet rreth zhvillimeve rajonale

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë kontakteve telefonike me ministrat e jashtëm të Kuvajtit, Katarit, Libanit, Algjerisë dhe me shefen e diplomacisë evropiane, ka biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Egjiptit me Katarin, përbëjnë zhvillimet më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme. Këto vende kanë akuzuar Katarin për mbështetje ndaj terrorizimit, ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendeve arabe dhe për kërcënim kombëtare dhe për strehim të terroristëve, prandaj kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me këtë vend. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të hënën në mbrëmje ka biseduar me telefon me Sheik Sabah Al-Khaled Al-Sabah, ministrin e jashtëm të Kuvajtit, me Sheik Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministrin e jashtëm të Katarit, me Xhubran Basil, ministrin e jashtëm të Libanit, me Abdulkadir Masahel, ministrin e jashtëm të Algjerisë dhe me Federika Mogherini, shefen e diplomacisë evropiane, me të cilët ka diskutuar në lidhje me zhvillimet më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme. Zarif më parë ka kontaktuar edhe ministrat e punëve të jashtme të Irakut, Omanit, Turqisë, Tunizisë, Malajzisë dhe Indonezisë me të cilët ka diskutuar situatën aktuale në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shtimin e tensioneve mes Katarit dhe të disa vendeve arabe. Ministri i jashtëm i Iranit, gjithashtu, të hënën në reagim ndaj ndërprerjes së marrëdhënieve të Arabisë Saudite dhe të disa vendeve të tjera arabe me Katarin në faqen e tij në Twitter ka shkruar: “Detyrimi dhe përdorimi i forcës, nuk janë rrugëzgjidhje, prandaj negociatat sidomos në muajin e Ramazanit, janë të domosdoshëm. Fqinjët janë gjithmonë përkrah vendeve dhe nuk mund të ndryshohet harta gjeografike”.

Advertisements