Breaking News

Mesazh urimi dhe paralajmërimi për z. Ilir Meta, presidentin e ri të Shqipërisë

Qendra Politike/Kulturore e Iranit "Fanus" (Një grup i pjesëtarëve të ndarë nga Organizata Muxhahedine Khalk me qëndrim në Gjermani).

Z. Ilir Meta, presidenti i ri i Shqipërisë

Së pari iu urojmë zgjedhjen tuaj president i Shqipërisë nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim dhe u dëshirojmë suksese institucioneve shtetërore për qeverisje të mirë dhe për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të Shqipërisë! Si dhe urojmë që të krijoni marrëdhënie sa më të mira me vendet dhe popujt e botës duke përfshirë edhe vendin e madh të Iranit në Lindjen e Mesme!

Ne, autorët e kësaj letre, jemi një grup i pjesëtarëve të ndarë nga Organizata Muxhahedine Khalk që secili prej nesh kemi një të kaluar me dhjetëra vite si anëtarë të kësaj organizate dhe aktualisht zhvillojmë një veprimtari politike dhe kulturore në Evropë. Tani kemi një kohë shumë të gjatë që veprojnë në Qendrën Politike/Kulturore të Iranit "Fanus" dhe qëllimet tona përkufizohen në këtë që të identifikojmë terrorizmin dhe grupet që prishin sigurinë dhe lirinë për popujt e botës sepse në këtë mënyrë bëhen më të lehta rrugët për vendosjen e paqes dhe sigurisë. Prandaj shkaku i dërgimit të kësaj letre për ju është pikërisht ky! Ne jemi një grup i shkrimtarëve të cilët me qiri dhe pishë në dorë, mundohemi të ndriçojmë injorancën dhe errësirën duke udhëzuar ata të cilët kanë humbur rrugën në injorancë dhe errësirë.

Para se të hyjnë në tekstin e letrës, vlen të theksojmë se më parë populli iranian nuk kishte informacione të shumta në lidhje me vendin tuaj, përveç atyre intelektualëve të cilët besonin se vendi i Shqipërisë pas ndryshimit të sistemeve mes Lindjes dhe Perëndimit, kishte përjetuar një eksperiencë të hidhur nga despotizmi dhe totalitarizmi, mirëpo ekziston edhe një pjesë e qytetarëve iranianë të cilët në 2-3 vitet e fundit vazhdimisht mendojnë për vendin tuaj Shqipërinë, ata mezi presin që të vijnë në Shqipëri dhe për çdo çast janë duke pritur lajme ose një telefonat nga Shqipëria për t’u informuar për fatin e fëmijëve dhe të dashurve të tyre që ndodhen akoma në robërimin e sektit Raxhavi-Organizatës Muxhahedine Khalk.

U informuam se liderët e Muxhahedine Khalk, kanë uruar gjithashtu përgjegjësinë tuaj të re si president i Shqipërisë! Nëse ata nuk do të kenë patur ndonjë qëllim të caktuar nga ky veprim, nuk do të ketë kurrfarë problemi. Mirëpo eksperienca ka treguar se ata përdorin çdo mjet për të mbajtur forcat e tyre në robëri dhe për të paraqitur sa më të zi imazhin e popullit të Iranit. Qëllimi i tyre nga afrimi me ju dhe qëndrimi në Shqipëri, është diçka i ngjashëm me qëllimin e tyre që kishin në Irak dhe me afrimin pranë Sadam Husejnit.

Jemi të informuar se pjesëtarët e Organizatës Muxhahedine Khalk para se të detyrohen të hyjnë në vendin tuaj në Shqipëri, për më shumë se 30 vite ishin mysafirë të paftuar të popullit të Irakut ku kishin edhe pretendime për pronësi të tokës dhe ujit të këtij vendi. Organizata Muxhahedine Khalk së bashku me qeverinë e ish-regjimit diktator të Irakut, gjithmonë ishte pozicionuar kundër popullit të Irakut dhe të Iranit dhe nuk humbte asnjë rast për të luftuar kundër Iranit me çfarëdo mjeti të mundshëm. Çdo kund ku ishte luftë kundër Iranit, sanksione kundër Iranit, kur ishte çështja e programit bërthamore dhe mercenarizmit, Organizata Muxhahedine Khalk ishte në vijën e parë të frontit dhe gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer faktorëve të huaj luftënxitës kundër Iranit. Natyrisht se Sadam Husejni më vonë pagoi një çmim shumë të lartë për shkak të bashkëpunimit me mercenarët dhe u zhduk nga faqja e historisë.

Historike 50 vjeçar i Organizatës Muxhahedine Khalk është e mbushur me luftë, veprime terroriste, spiunazh, mercenarizëm dhe torturim. Kjo organizatë ka ndjekur metodat më të ashpra dhe më çnjerëzore ndaj pjesëtarëve të saj me burgim dhe torturim, ndërsa me mënyra të ndryshme gjithmonë ka mbajtur pjesëtarët e saj të robëruar dhe nuk ka lejuar ata që të kontaktojnë dhe të takohen me familjet e tyre. Organizata Muxhahedine Khalk gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka qenë kurrë një zgjidhje dhe as një alternativë në shoqërinë e Iranit, por gjithmonë ka krijuar vetëm probleme dhe për këtë arsye populli iranian ka paguar një çmim të lartë. Sot në Shqipëri dhe në Evropë, Organizata Muxhahedine Khalk jo vetëm që nuk ka ndryshuar aspak natyrën e saj të vërtetë, por vetëm ka humbur mjetet e dhunës dhe të burgosjes ndërsa me anë të propagandës dhe veprimeve provokuese, përsëri ndjek qëllimet e luftës dhe të terrorizmit. Kjo organizatë edhe mundësitë e vendit tuaj nuk i shfrytëzon për qëllime paqësore dhe as për të drejtat e njeriut, por vetëm për të çuar përpara qëllimet e saj të luftës dhe terrorizmit. Për arsye se nëse kjo organizatë do të kishte qëllime paqësore, së pari do t’i lejojë pjesëtarët e saj që të kontaktojnë me familjet e tyre ose do t’i lirojë të gjithë pjesëtarët e saj në mënyrë që pas dhjetëra viteve të presionit dhe shpëlarjes së trurit nën prangat e robërisë, do t’i lë të lirë që të zgjedhin e të jetojnë jetën e tyre normale, të qëndrojnë ose të largohen nga rajonet e rrethuara në blloqet e Muxhahedine Khalk në Shqipëri.

Në fund, si një grup i ish-viktimave të kësaj organizate që për shumë vite ishim në pranga e robërisë dhe për të dalë nga lidhjet sektariste të Muxhahedine Khalk, kemi thyer shumë mure abstrakte dhe konkrete. Në këtë rrugë kemi përjetuar eksperiencë shumë të hidhur. Megjithëkëtë ju lusim ju si president i Shqipërisë që të llogaritni në mënyrë të ndarë pjesëtarët e ndarë dhe viktima të këtij grupi nga liderët e tyre që në realitet të gjithë ata janë elementë dhe agjentë të shteteve luftënxitëse, prandaj në trajtimin e liderëve të Muxhahedine Khalk duhet të jeni jashtëzakonisht vigjilentë dhe të mos veproni asgjë pa konsultimin me ekspertët e sekteve dhe të terrorizmit në mënyrë që të mos dëmtoni kredibilitetin dhe përgjegjësinë tuaj. Gjithashtu, informoni popullin tuaj dhe paralajmëroni që të mos shpenzon mjetet dhe ndjenjat e veta pa arsye në politikat kundër Iranit dhe kundër njerëzimit të Muxhahedine Khalk.

Duke shpresuar në një botë pa luftë dhe pa terrorizëm dhe duke uruar sa më shumë progres dhe mirëqenie për popullin e Shqipërisë!

Advertisements