Breaking News

Katar: Fluks i madh i njerëzve nëpër dyqane për të blerë gjëra ushqimore

Pas njoftimit për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe disa vendeve arabe me Katarin, populli katariot ka marshuar nëpër dyqane për të blerjen e gjërave ushqimore.

Sipas agjencisë së lajmeve Doha News, pas njoftimit për ndërprerjen e raporteve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe disa vendeve tjera arabe me Katarin, qytetarët e Katarit me shporta në duar kanë vërshuar dyqanet duke blerë gjëra ushqimore kryesisht qumësht, ujë, oriz, vezë dhe sende tjera të konsumit. Mësohet se raftet e të gjitha dyqaneve tanimë janë zbrazur pothuajse tërësisht. Sipas ekspertëve të eksport-importit në Katar, thuhet se gjysma e ushqimit të nevojshëm në Katar importohet nga vendet e Lindjes së  Mesme dhe pjesa më e rëndësishme vjen nga Arabia Saudite. Gjashtë vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar për destabilizim të rajonit, edhe pse ai vet e quan vendimin e tyre “të pajustifikuar e krejtësisht të pabazë”.

 

Advertisements